MENU
klinika

Ish-sulmuesi

Klinsmann rikthehet si trajner në Gjermani

27.11.2019 - 12:01

Jurgen Klinsmann rikthehet në Gjermani. Ai është emëruar trajneri i ri Hertha Berlin, me një kontratë deri në fund të sezonit 2019-2020, pasi Ante Covic u lirua nga detyra e tij të mërkurën.

Drejtori sportiv i Hertha, Michael Preetz, njoftoi vendimin për ndarjen e rrugëve me Covic këtë mëngjes, duke deklaruar: “Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për ne, sepse Ante ka qenë pjesë e Hertha për më shumë se 20 vite.

Ai ka drejtuar me shumë pasion, ekspertizë dhe përpikëri, që kur mori përsipër detyrën e trajnerit kryesor të ekipit të parë, në verë. Ne jemi të keqardhur që situata shkoi në këtë drejtim, por në fund të fundit, për sa iu përket rezultateve të fundit, kemi gjykuar se ka nevojë për veprim e ndryshim.

Unë do të doja të falënderoja Ante për angazhimin e tij dhe me kohë do të flasim me të për mënyra alternative, që ai të mbetet i përfshirë te Hertha”.

Klinsmann, 55 vjeç, u emërua në bordin mbikëqyrës të Hertha tri javë më parë dhe tani është ngarkuar me detyrën e drejtimit teknik të skuadrës nga “Olympiastadion”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN