MENU
klinika

Zgjedhjet parlamentare

Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve

07.11.2019 - 20:00

Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë nuk e pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, të shpallur të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në një konferencë për media, Endrit Shala, nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, tha se do të bëjnë ankesë në të gjitha instancat lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Sot, KQZ-ja nuk e shpalli rezultatin e votave të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhje; në fakt, KQZ-ja sot shpalli rezultat të fabrikuar, të prodhuar nga ajo vetë, duke i numëruar si vota pakot me zarfe të grumbulluara diku në Serbi, pako e zarfe që nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”, tha Shala, raporton Rel.

“Do t’i shfrytëzojmë për ankimim të gjitha instancat bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne presim nga këto institucione që të shqyrtojnë ankesën tonë dhe të vendosin duke respektuar dhe duke u bazuar në ligjin”, shtoi Shala.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Pragu minimal për të siguruar ulëse në Kuvend është 5 për qind e votave, të cilin ky koalicion pretendon se e ka kaluar.

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë