Dy humbje radhazi dhe Kombëtarja shqiptare U-17 eliminohet nga grupi. Pas disfatës me Portugalinë, kuqezinjtë e vegjël sot janë mposhtur 2-0 nga Ukraina.
Të dy gola janë pësuar në pjesën e dytë. Kështu, ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri i jep fund para kohe eliminatoreve të Europianit, edhe pse ka edhe një ndeshje, atë me Gjeorgjinë.
Plot 6 gola të pësuar, asnjë i shënuar janë statistika që flasin vetë. Fitorja ndaj Gjeorgjisë do të ishte ngushëlluese, por të shohim…
Ukrainë U17 – Shqipëri U17 2-0
57′ Shostak, 84′ Mampasi
Ukraina: Isenko, Roman, Mampasi, Kozik, Buleza, Oçeretko, Jatsik, Kononov, Voloshin, Khlan, Shostak. Trajner: Oleksandër Petrakov.
Shqipëria: Simoni, Mehmeti (90′ Tajari), Preka, Cehu, Mitaj, Kasemi (89′ Kasemi), Mata (89′ Miftiu), Papa, Gjuzi (75′ Dervishi), Janaqi, Lusha (29′ Tora). Trajner: Elvin Beqiri