Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2020. Për shkak të rëndësisë së saj, duket se këtë detyrë të rëndësishme, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka vendosur që ta kryejë personalisht dhe jo t’ia lejojë zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj.
Në Komisionin për Politikën e Jashtme ku u diskutua buxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Jashtme, ish-kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati theksoi se kryesimi nga vetë Edi Rama i kësaj organizte është një garanci për efektivitet më të madh për t’i përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces.
“Është mjaft inkurajues fakti që sic ka deklaruar publikisht Kryeministri, ai do të jetë dhe kryetari i radhës i OSBE-së sepse është një garanci për efektivitet më të madh për ti përfshirë të gjithë institucionet në këtë process. Kujtoj që Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, SHISH, Parlamenti nuk diskutohet, por dhe sektori civil duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij procesi dhe shpresoj shumë që duke filluar nga viti tjetër klima politike në Shqipëri të jetë më e paqtë dhe më bashkëpunuese për ta konceptuar këtë proces si një koncept mbarëkombëtar”, tha Bushati.
Ai i bëri apel Ministrisë së Jashtme që të tregohet më e kujdesshme me burimet e saj njerëzore qoftë në vendin tonë, ashtu edhe në shërbimin diplomatik. “Në rast se ka një gjë që ne duhet të tregojmë kujdesin maksimal dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj luleve, ti ujisim dhe ti ushqejmë me përbërësit e domosdosëm për ti rritur dhe më pas të korrim frytet, ka të bëjë me kapacitetet administrative. Mendoj që qoftë shërbimi, por edhe kryeqytetet specifike kanë nevojë për tu fuqizuar, nuk do ti marrim dot frytet menjëherë sepse ky është një proces që kërkon kohën e nevojshme. Siç e kam diskutuar dhe në mbledhje të tjera, mendoj që pjesa e burimeve njerëzore është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë. Ky komision mund të bjerë ose jo dakord për politika të caktuarqa që mund të ndjekë qeveria por nuk ka tagër për tu marrë me çështjet e buriemve njerëzore dhe ne mund të diskutojmë në princip për këtë gjë”, deklaroi Bushati.
Ish-ministri i Jashtëm, kërkoi prej kolegëve të tij deputetë që diplomacisë shqiptare t’i jepet një vëmendje maksimale, bazuar edhe në prioritetet e këtij dikasteri. Bushati nënvizoi se është e domosdoshme që ti krijohen të gjithë lehtësitë MEPJ-së, për të përmbushur detyrat e saj. “Jam dakord me gjithë kolegët, siç ranë dakord dje për ministrin për Diasporën ne në relacionin tonë ti japim një mbështetje për ato kërkesa specifike që kishte ministri. Përsa i takon ministrisë së Jashtme dhe pse nuk u artikulua në mënyrë konkrete, mendoj që është domosdoshmëri nga ana jonë që ti krijojmë të gjithë jo avantazhin, por konfortin e duhur qeverisë dhe ministrisë së jashtme që në çdo moment që është e domosdoshme të kemi një rishikim të buxhetit në funksion të përmbushjes së prioriteteve që duhet të ketë Shqipëria.
Vjet në seancën ku ne kemi miratuar buxhetin me propozim të kryeministrit është shtuar vjet një fond prej rreth 1 miliardë lekësh, apo 1 milionë eurosh përsa na përket një studimi që duhej bërë për bashkimin e shqiptarëve dhe një proces ku duhet të kyçeshin shumë shoqata, apo konsulenca të ndryshëm për të hapur një debat për këtë proces”, tha Bushati.