KombëtarjaU-17 ka humbur në ndeshjen e parë të turneut zyrtar që po zhvillohet në Portugali në kuadër të kualifikueseve për Europian. Kuqezinjtë e trajnerit Elvin Beqirit ishin përballë ekipit pritës, duke u dorëzuar pa kushte me rezultatin 4-0.
Portugalia shënoi dy gola për pjesë. Fillimisht, ishte Ferreira që hapi llogaritë e takimit në minutën e 26, ndërsa 10 minuta më pas Nabiah barazoi shifrat.
Sakaq, në fraksionin e dytë, luzitanët realizuan edhe të tretin me Fernandes, ndërsa tre minuta para fundit, Gomes realizoi edhe golin e katërt.
Vëmendja e kuqezinjve do të jetë drejt përballjes së datës 16 nëntor përballë Ukrainës. Ndërkaq, pjesë e grupit të Shqipërisë është edhe Gjeorgjia, me të cilën do të luhet më datë 19 nëntor.
Portugali U17 – Shqipëri U17 4-0
26′ Ferreira, 36′ Nabian, 53′ Fernandes, 87′ Gomes
Portugalia: Rodrigez, Diaz, Silva, Torres, Ferreira, Neto, Antunes, Djalo, Gonçalves, Gomes, Nabian. Trajner: Joze Gilerme
Shqipëria: Rroku, Cehu, Mehmeti, Mitaj, Preka, Mata, Bytyqi, Sula, Dervishi, Janaqi, Lusha. Trajner: Elvin Beqiri