16.11.2019 - 12:25
Të shumtë do të jenë personazhet e sportit dhe të futbollit në vecanti, por edhe figura të tjera në përurimin e stadiumit të ri “Air Albania” në Tiranë.
Por në inagurim do të jetë edhe një legjendë. Sipas “VipSport.al”, do të jetë edhe Francesco Totti, i cili mbrëmjen e nesërme do të jetë në kryeqytet, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.
Ish-kapiteni i Romës dhe Italisë, ka marrë një ftesë për të qenë i pranishëm në këtë ndeshje që inauguron stadiumin dhe duket se e ka pranuar këtë ftesë.
Ashtu siç është bërë e ditur, edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin, do të jetë në kryeqytet së bashku me figura të tjera të sportit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kreu e UEFA-s, Ceferin
“Stadiumi i ri në Tiranë, një xhevahir i vërtetë”
Flet Edy Reja
“Stadiumi i ri, biletë e Shqipërisë për në Europë”
Armand Duka për “Arena Kombëtare”