MENU
klinika

Premier League, java 12

Leicester s’fal as Arsenalin, sfidon ekipet e kreut

09.11.2019 - 20:54

Katër fitore radhazi dhe Leicester duket se u ka lëshuar sërish “dorashkat” ekipeve pretendente në Premier League. Dhelprat kanë mundur 2-0 në shtëpi Arsenal-in në javën e 12-të dhe janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes.

Takimi në King “Power Stadium” është zhbllokuar në minutën e 68-tëme një gol të të përhershmit Vardy, i cili kryeson tani renditjen e golashënuesve të kampionatit anglez me 11 realizime.

Ky i sotmi ka qenë goli i nëntë i sulmuesit të Leicester kundër Arsenal-it në Premier Leagye, vetëm Ëayne Rooney (12), Harry Kane (10) dhe Robbie Fowler (10) kanë shënuar më shumë kundër Topçinjve në historinë e kompeticionit.

Në të 75-ën ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve, me Maddison që ka mposhtur Leno-n me një goditje të bukur nga distanca. Mesfushori i Dhelprave ka realizuar tre gola nga jashtë zone në këtë sezon të Premier League, më shumë se çdo lojtarë tjetër i kompeticionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN