MENU
klinika

Qytetarët refuzojnë të lënë banesat

Lezha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

29.11.2019 - 09:18

Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Laçit.

Ndërsa janë edhe disa qytete si Lezha që kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti. Shumë banorë kanë mbetur pastrehë dhe po qëndrojnë në çadra.

Por në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, u shpall gjendje e jashtëzakonshme vetëm për Laçin. Ndërkohë që vetëm në Kurbin janë 500 ndërtesa të dëmtuara.

Disa nga banorët e qytetit të Lezhës raportohet se refuzojnë të largohen nga banesat e tyre që rrezikojnë të shemben pasi thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe kanë frikë se mos vjedhin sendet personale.

Ndërsa një grup tjetër banorësh janë strehuar në një resort në Shëngjin, për të mos kaluar natën në çadra.

Në Lezhë janë regjistruar në total 3 viktima. Kurse në spitale situata paraqitet e qetë. Të lënduarit kanë marrë shërbime në spitale dhe më pas janë larguar.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha