Pas Sebino Plakut një ditë më parë, sot ishte radha e Gerhard Prognit për të qenë protagonist në Superligën e Kosovës. Duket se futbollistët dhe trajnerët nga Shqipëria po bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit kosovar.
Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës 14-të në Superligën e Kosovës, aty ku bie në sy fitorja e Gjilanit në transfertë ndaj Vushtrrisë, me rezultatin 1-3.
Ekipi i drejtruar nga Mezani, ka vendosur bazat e fitores që në minutën e 19-të, kur Razak kaloi skuadrën e tij në avantazh. Armend në fundin e pjesës së parë, dyfishoi shifrat, ndërsa Progni gjeti golin e tretë në 45-minutat e dyta.
Vushtrria ngushtoi diferencën me anë të Shalës, në minutën e 11-të të shtesës. Në këtë ndeshje ka pasur dhe disa incidente, pasi tifozët vendas kanë goditur arbitrin e katërt, Burim Jahmurataj.