MENU
klinika

Portieri Marco Molla

Luan për Italinë, shqiptari pret penalltinë në Botëror

01.11.2019 - 11:10

U grumbullua me Shqipërinë, por Italia e pa se çfarë humbet dhe nxitoi menjëherë për ta marrë. Marco Molla është portieri shqiptar, i cili ka vendosur të përfaqësojë fanellën e kaltër të vendit fqinj.

Natyrisht, një vendim personal dhe askush nuk mund ta paragjykojë djaloshin 17-vjeçar, i lindur dhe i rritur në Sesto Fiorentina. Aktualisht ai luan me të rinjtë e kësaj grupmoshe te Bologna.

Molla është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për këtë grupmoshë, ndërsa është grumbulluar edhe për Botërorin U-17 që po zhvillohet në Brazil.

Në përballjen e mesnatës kundër Meksikës, portieri shqiptar është shndërruar në një protagonist për Italinë. Teksa ndeshja ishte 0-0, Molla ka ruajtur ekuilibrin për të tijtë, duke ndalur kundërshtarin nga pika e bardhë.

Në fund të kaltrit, triumfuan me rezultatin 2-1 duke siguruar kualifikimin nga grupi. Kështu, Molla ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, ndërsa shqiptari do të vazhdojë ëndrrën në Kampionatin Botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN