MENU
klinika

'Fusha'

Lungomare 2, shpallet kompania fituese

02.11.2019 - 08:35

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga bashkimi i operatorëve Curri sh.pk dhe Xhengo sh.p.k lidhur me procedurën “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës – Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli”, apo siç njihet vijimi i Lungomares duke lënë në fuqi fituesin kompaninë Fusha.

Operatorët paraqitën ankesë pranë KPP pas s’kualfikimit nga gara nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për një procedurë që kishte fondin limit 458 milionë lekë.

Në gusht 2018 Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën e prokurimit.

Në 12 shtator 2019 autoriteti u zhvillua procedura ku morën pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët referuar dokumentacionit të autoritetit kontraktor, kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH), përkatësisht: Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Curri” sh.p.k. & “Xhengo” sh.p.k. 357.403.750 lekë, skualifikuar; “Fusha” sh.p.k. 385.173.305 lekë, kualifikuar; “Salillari” sh.p.k. 413.043.173 lekë, kualifikuar; “Gjikuria” sh.p.k. 425.919.604 lekë, s’kualifikuar; “Be – Is” sh.p.k. 426.718.645 lekë, skualifikuar; “Gener – 2” sh.p.k. 435.805.674 lekë, skualifikuar.

Në finale, edhe nga Salillari e Fusha, fitues u shpall e dyta me ofertën 385 milionë lekë. Sipas FSHZH kompanive Curri dhe Xhengo u është argumentuar se shkak për skualifikimin është bërë mospërmbushja e kritereve.

KPP ka bërë një analizim të gjithë korrespondencës dhe arsyeve që ju është dhënë kompanive për kualifikimin dhe në fund ka vendosur të lërë në fuqi vendimin fillestar të Fondit që tashmë mund të vijojë normalisht me lidhjen e kontratës për vijimin e punës në pjesën e dytë të Lungomares.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier