MENU
klinika

Euro 2020

Maqedonasit tremben nga shqiptarët, ndaj Kosovës në Strumicë

22.11.2019 - 19:09

Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërsa fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e ciftit Bjellorusi-Gjeorgji. Skuadra që triumfon kualifikohet për në Euro 2020.

Pra, Kosova ka edhe një shans të madh për të shkuar në Europian për herë të parë në histori, por së pari, i duhet të kalojë Maqedoninë e Veriut në ndeshjen “play off”.

“Dardanët” do të kenë mbështetjen e tifozërisë, megjithëse pala maqedonase ka nisur të nxjerrë pengesa të shumta. Fillimisht ishte menduar që ndeshja të luhej në Shkup në stadiumin kombëtar, por si duket janë penduar dhe tashmë po mendojnë që ndeshjen ta çojnë në Strumicë.

Në një prononcim për “Gazeta Olle”, zëdhënësi për shtyp i Federatës Maqedonase të Futbollit, Faton Zylbehari, u shpreh se është menduar Strumica në mënyrë që të mos ketë edhe tensione dhe rrezik.

“Shkupi është vendi dhe stadiumi që i plotëson kushtet për ndeshje të këtij niveli. Por, e gjitha varet nga UEFA nëse do ta vlerësojë se ndeshja mund të jetë e rrezikut të lartë.

Praktika e ndeshjes me Shqipërinë thotë ashtu. Tani ne vetëm mund të supozojmë. Deri më ni, e gjitha kjo është jo zyrtare”, – shton Zylbehari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN