MENU
klinika

“Jam mësuar me beteja”

Mavraj kujton Beogradin: Na larguan me helikopterë

21.11.2019 - 20:58

Këto ditë në kinematë shqiptare po shfaqet filmi “Triumph”, ku në qendër është rrugëtimi i Kombëtares shqiptare për në “Euro 2016” dhe kuptohet që ndeshja me Serbinë në Beograd është komentuar më shumë.

Një ndër kuqezinjtë që luajtën 14 tetorin e 2014-s ishte edhe Mërgim Mavraj, që për mediet gjermane ka rrëfyer edhe njëherë tjetër atë cka ndodhi atë mbrëmje.

hysaj ne beograd serbi
hysaj ne beograd serbi

Këtë javë, skuadra e Mavrajt, Grother Furth, luan një derbi ndaj Nurembergut, por mbrojtësi shqiptar e ka cilësuar këtë si një nga derbit më të vegjël që ka luajtur. Sipas Mavrajt, më i madhi është dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Na larguan nga fusha me helikopterë” – janë përshkrimet e Mvrajt për atë sfidë, duke folur për “NordBajern”, edhe pse në fakt në të vërtetë helikopterët patrullonin në ajër pas duelit e asnjë prej tyre nuk shërbeu për të transportuar lojtarët a stafin e skuadrës kuqezi.

Lorik Cana, Beograd

“Jam mësuar me beteja. Luajmë në shtëpi, është një avantazh i madh. Por është edhe çështje futbolli. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë ishte më shumë një luftë”, – kujton ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN