MENU
klinika

Shpallet "Qytetar nderi"

Mbi 5 dekada në rol, Tropoja vlerëson Reshat Arbanën

23.11.2019 - 20:15

Për rolet e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada dhe portretizimin e karaktereve më të spikatura të trevës së Tropojës, aktori i shquar dhe ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, është shpallur qytetar nderi i Bashkisë së Tropojës.

Ky titull, aktorit Reshat Arbana, iu nda gjatë një ceremonie të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Dardania” në qytetit të Bajram Currit.

“Faleminderit shumë për vlerësimin. Është një detyrim i madh që do përpiqem t’jua shpërblej me punën time”, u shpreh Arbana.

Çmimi, aktorit të mirënjohur ju nda në një ceremoni të organizuar për ndër të 60 vjetorit të gjimnazit “Asim Vokshi”. Pas ceremonisë të pranishmit vizituan edhe godinën e parë të gjimnazit “Asim Vokshi” sot shkolla 9 – vjeçare “Konferenca e Bujanit”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit