MENU
klinika

Dashurisë që ikën...

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” – regjisori rrëfen provat me Luizën

07.11.2019 - 18:13

     Teksa pak çaste na ndajnë nga shfaqja poetike “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, në ambientet e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, në skenë vijnë dy emra të mëdhenj: Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, nën regjinë e Kristian Koroveshit.

Dy artistët, këtë radhë bëhen bashkë për poezinë.

“Mbrëmë i përshpërita një ylli” është shfaqja poetike që do të vijë sonte në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe do ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Ndriçim Xhepën dhe aktorin e regjisorin e ri shumë të talentuar Kristian Koroveshin.

Ky i fundit, ka thënë për mediet, se kishte më shumë se një vit që përgatitej për këtë shfaqje, që e ka konceptuar si një përkushtim dashurisë që ikën dhe asaj që vjen.

Në fillim kam projektuar aktorët në mendjen time, pastaj veprën. Në fillim mendova për Luizën, ajo është njeriu më i rrallë që kam njohur në jetën time, në pikëpamjen njerëzore dhe profesionale. Ndriçim Xhepa po ashtu. Është imazhi i aktorit realist, shumë dimensional, dhe në pikëpamjen njerëzore po ashtu, është njeri i madh dhe modest. Kam pasur një fat të madh t’i kisha çdo ditë në prova” – shprehet Kristiani.

 

Ai tregon se, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi nëse Luiza do të refuzonte të ngjitej në skenë për veprën, por shton se roli i saj në këtë mbrëmje poetike ishte i pazëvendësueshëm nga aktore të tjera, ndaj në çdo rast nuk do ta zëvendësonte atë.

Luiza ka qenë totalisht e përqëndruar në punë. Ka sygjeruar pa fund mendime, ka qenë shumë kreative në punë. Edhe e kam menduar që ajo mund të tërhiqej, por do ta shtyja projektin. Është e pazëvendësueshme” – ka theksuar, regjisori.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit