MENU
klinika

Çfarë pritet?

Mbyll takimin me Berishën, Meta hap Presidencën për shoqërinë civile

20.11.2019 - 12:35

Presidenti, Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme, rreth orës 12:00 ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por edhe krizën politike.

Më pas pritet të takohet dhe me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Ndërkohë në orën 17:30, Meta do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, mes tyre dhe përfaqësues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Soros).

Një ditë më parë Meta pati një takim dhe me ish-Presidentin, Rexhep Mejdani.

Takimet janë konsultative dhe vinë menjëherë pas konsultimeve që Kreu i Shtetit bëri me opozitën.

Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Nga ana e tij, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës për reformën zgjedhore do të bëhet publike javën e ardhshme.