MENU
klinika

Një kontratë e re shoqërore

Me mendje nga kapitalizmi, me zemër tek njerëzimi

17.11.2019 - 13:24

Në themel të çdo sistemi ekonomik është një kontratë sociale që përcakton normat, vlerat dhe besimet e njerëzve, duke përcaktuar kështu se si njerëzit pritet të sillen brenda ekonomisë, cilat janë detyrimet e tyre reciproke, dhe si do të drejtohet ekonomia.

Shumë ekonomi të tregut në të gjithë botën – në vendet e përparuara dhe ato në zhvillim – mbështeten në një kontratë sociale materialiste e cila po dështon gjithnjë e më shumë për të adresuar nevojat themelore të shumë qytetarëve.

Kjo kontratë shoqërore materialiste mbështetet në parimin e padukshëm të filozofit dhe ekonomistit Adam Smith, me anë të së cilës njerëzit që ndjekin interesin e tyre personal në tregjet e lira janë udhëhequr – sikur nga një dorë e padukshme – t’i bëjnë të gjithë pjesë të shoqërisë por edhe duke e mbajtur larg saj njëkohësisht.

Apeli popullor i ekonomive kapitaliste mbështetet shumë në këtë parim, pasi njerëzit zakonisht mbështesin kapitalizmin sepse pretendohet se siguron standarde më të larta jetese dhe më shumë liri ekonomike sesa sistemet alternative ekonomike.

Supozimi themelor është se nevojat njerëzore mund të plotësohen përmes prosperitetit material dhe se vendimet e decentralizuara, të interesuara nga vetë tregu, kanë tendencë të gjenerojnë prosperitet të tillë material në mënyrë më efikase sesa qasjet më të centralizuara dhe të koordinuara.

Partitë politike ndryshojnë për sa i përket shkallës së ndërhyrjes së qeverisë që konsiderohet e nevojshme për rishpërndarjen e ‘kulaçit’ ekonomik, por ekziston një marrëveshje, që dora e padukshme është një mjet efektiv për të përmirësuar madhësinë e përgjithshme të ‘kulaçit’.

Megjithatë, në shumë vende, ky model ekonomik ka gjeneruar pabarazi në një ose më shumë dimensione të ndryshme: të ardhurat, pasurinë, arsimin, shëndetësinë, aftësitë dhe vlerësimin shoqëror.

Qasja ka gjeneruar gjithashtu rënie të lëvizshmërisë sociale, rritje të copëzimit shoqëror, një ndjenjë të përhapur të pabarazisë në përgjigje të vagujve të globalizmit dhe automatizimit, dhe pakënaqësi mes shumë njerëzve që shpresat e tyre për një jetë të mirë po injorohen.

Këto fenomene janë të dukshme në ndarjet politike dhe sociale brenda SH.B.A.-së dhe në shumë vende të Evropës, Azisë dhe Amerikës Latine. Këto ndarje minojnë themelin e besimit që është thelbësor për ekonomitë e mirëfunksionimit të tregut dhe ndjenjën e qëllimit të përbashkët që është e nevojshme që demokracitë të funksionojnë, duke kërcënuar kështu paqen dhe prosperitetin e ardhshëm të kombeve.

Ndryshimi i këtij modeli ekonomik kërkon jo vetëm reforma teknokratike (rrymë sociologjike borgjeze e revizioniste), por një kontratë të re sociale. Ndërsa kontratat e ndryshme sociale janë të rëndësishme për shoqëritë e ndryshme, të gjitha ndajnë disa veçori të caktuara që synojnë adresimin e nevojave të përbashkëta njerëzore.

Normat, vlerat dhe besimet që janë të nënkuptuara në ndonjë kontratë të veçantë shoqërore duhet të jenë të përshtatshme për të përmbushur këto nevoja.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga BROOKINGS