MENU
klinika

'Akull' tashmë e bllokuar dhe në Youtube

Me mijëra klikime për pak ditë, kënga e Capital T është e vjedhur

25.11.2019 - 17:57

Pak ditë më parë Capital T hodhi në treg këngën me titull “Akull”.

Ajo u pëlqye shumë nga  publiku dhe brenda pak ditësh arriti 1 milionë klikime.

 

 

View this post on Instagram

 

One for Ages #AKULL ? out now / link in bio…

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Kënga fliste për një çift, i cili kishte në mes tradhtinë, megjithatë veshin të gjithëve na i tërhoqi pjesa me motive indiane.

Ashtu si tek kënga “Kujtime” Capitali kishte përdorur një pjesë me motive indiane dhe ndjekësit e kuptuan menjëherë se ajo ishte e vjedhur.

Kjo pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan” , kolonë zanore e filmit të famshëm  të Bollywood-it “Ek Villain”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Showbiz shqiptar/???? (@vipscreen) on

Ndjekësit e vëmendshëm e treguan këtë me anë të komenteve të tyre dhe së fundmi diçka ka ndodhur me këngën.

“Akull” është bllokuar në Youtube për dhe shkak është bërë kopja për të cilën ju treguam pak më lart.

Kjo këngë u shoqërua me incident që para publikimit, pasi dikush e hodhi atë 1 ditë para se Capital T ta hidhte vetë në Youtube.

Reperi nuk ka dhënë ende një deklaratë lidhur me këtë situatë!