19.11.2019 - 17:43
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një hartë të vendit tonë dhe të Ballkanit, ku mungonte Kosova.
Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vërejtur si nga funksionarë të lartë në Kosovë, por po ashtu ka rënë edhe në syrin e mediave serbe. Media e Serbisë B92 nënvizon se pas këtij skandali me hartat, “Prishtina është në shok”.
Po ashtu, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që tha se ky është një akt i lartë tradhtie.
Pas reagimeve, faqja e kryeministrit shqiptar është përditësuar, duke e treguar me një hartë të re, ku paraqitej edhe Kosova.