Ndeshja e sotme Shqipëri-Francë është në qendër të vëmendjes, kjo edhe për faktin që do të përurohet stadium i ri “Air Albania Stadium”.
Media të ndryshme europiane i kanë bërë jehonë këtij fakti, por ja si e shohin gazetat e mëdha franceze arenën e re kombëtare “Air Albania Stadium”.
LE PARISIEN: “Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…”
L’EQUIPE: “Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…”
OUEST FRANCE: “Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…”