MENU
klinika

Flet mbrojtësi kuqezi

Memolla: Konkurrenca i bën mirë Kombëtares

12.11.2019 - 14:17

Edy Reja ka grumbulluar sërish Hysen Memollën dhe mbrojtësi shqiptar kërkon t’ia shpërblejë. Kavajasi është gati të sfidojë Lorenc Trashin dhe Ermir Lenjanin, të cilët janë futbollistët që shihen më përpara në hierarkinë për krahun e majtë në rreshtimin e Kombëtares.

Mbrojtësi, në konferencën e sotme për shtyp, ka theksuar se është gati ta bëjë një rol të tillë dhe do të kishte kuriozitet të provonte veten, edhe pse nuk e njihte mirë atë pozicion në rreshtimin 3-5-2.

Mbyllja e edicionit – “Kemi objektivat tona, kemi për të bërë maksimumin, nuk ka mbarim. Ka fokus 100% në të gjithë ndeshjet pavarësisht se kë kemi përballë. Mund të jetë Franca, Greqia apo Andorra, nuk ka rëndësi, duhet të japim 100% në të gjitha ndeshjet”.

 

Andorra – Nuk e di, unë di vetëm punën time, do bëj stërvitje në maksimum dhe pastaj e ka në dorë trajneri. Nëse më ka në preferencë në krahun e majtë unë vetëm mund të jap maksimumin për çunat”.

Konkurrenca –Konkurrenca besoj se është gjë e mirë se mund të japësh edhe më shumë në çdo stërvitje, të japësh maksimumin. Kjo është diçka që mund të zhvilloj performancën, nuk e shoh si gjë të keqe.

Trajneri ka më shumë opsione në krahun e majtë. Jam unë, Lenjani, Trashi, mendoj se mund të japim një dorë shumë të rëndësishme për ekipin kombëtar”.

Goli – “Të gjithë lojtarët shpresojnë të shënojnë, nëse e bën është e mirë. Por unë fokusohem të ndihmoj ekipin, nuk është objektivi im të shënoj. Është të marrim rezultat si ekip, nëse shënon e humbim, nuk ka interes për mua. Kam qejf më shumë të fitojmë. Nëse shënoj e fitojmë është plus pastaj”.

Aktivizimi –Sot fola me disa lojtarë se me 3-5-2 nuk kam luajtur shumë, por me karakteristikat që kam mund të ndjehem mirë. Stërvitja është gjë tjetër e ndeshja është tjetër.

Besoj se mund ta bëj, kam kuriozitet ta bëj e të shoh veten. Kam luajtur me Panuccin një herë aty, nuk jam ndjerë keq. Me karakteristikat që kam besoj se mund ta bëj atë rol dhe nuk kam probleme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN