MENU
klinika

Postimi i Interit

“Mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”

28.11.2019 - 19:00

Klubet italiane të futbollit kanë vijuar solidarizimin me Shqipërinë në fatkeqësinë që i ndodhi me tërmetin. Pasi Milan fillimisht u solidarizua me Shqipërinë, ishin radha e Romës, Lazios e Napolit, ndërkohë që sot ishte radha e një tjetri gjiganti italian.

Klubi i Interit, që në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm tifozësh, shprehet se mendimet e tyre vijnë për popullin shqiptar.

“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Mendimet tona u shkojnë atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësish të mëdha”, – shkruhej në postimin e klubit zikaltër, dedikuar Shqipërisë.