Sot, në konferencën për shty, trajneri Edy Reja ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku pohoi se “ka lojtarë që mendojnë se janë si Messi, por nuk është kështu”.
Këtë trajneri i Kombëtares e kishte për Eros Grezdan, i cili ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve nëpërmjet një story në Instagramin e tij.
“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.
Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajner i Kombëtares.
Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësojë popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq zi” – ka shkruar Eros Grezda.