MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

02.11.2019 - 08:25

Territori shqiptar do të jetë në pjesën e parë të ditës me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara vranësirat priten në zonat malore.

Por gjatë pasdites parashikohet shtim i vranësirave kryesisht në zonat Jugore dhe ato Veriore duke sjell shira në këto zona.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por mesdita sjell rritje duke u luhatur nga 1 gradë C deri 22 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/ h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.