MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

29.11.2019 - 08:32

Ditën e sotme, e premte, dt.29 Nëntor 2019, priten reshje në të gjithë territorin.

Reshjet pritet të jenë intensive në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet e tjera të vendit reshjet priten të jenë të dobëta ose lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata do të prekin zonat e prekura nga tërmeti. Intensiteti i lartë i reshjeve per momente të shkurtra mund të krijojë vërshime të ujit sidomos në zonat kodrinore ose ato urbane me dëmtime të sistemit të kanalizimeve.

Kushtet meteorologjike mund të jenë të vështira sidomos për njerëzit që ndodhen në ambjente të hapura për arsye edhe të mundësisë së shkarkesave elektrike në këto zona

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C;
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C;
në vendet malore: 6 / 12 °C;

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë veçanërisht në bregdet dhe në veri të vendit.