Messi edhe njëherë tjetër bëhet faktor për ekipin e tij kombëtar. Argjentina ka barazuar në fund të takimit, duke i shpëtuar humbjes me Uruguajin.
Dy herë ka kaluar në avantazh skuadra e Tabarez, por në fund rezultati ka qenë 2-2. Ishte Edinson Cavani ai që ka shënuar golin e avantazhit për vendasit, pas asistit të bukur të Luis Suarez.
Një bashkëpunim i bukur mes dy sulmuesve që kanë vite që luajnë bashkë. Pas pushimit ishte Sergio Aguero ai që shënoi golin e barazimit të përkohshëm, ai është asistuar nga Messi.
Në fushë ndodhi edhe një zënkë mes Messit dhe Cavanit. Si gjithmonë gjakrat ishin të nxehtë, siç ndodh zakonisht kur dy skuadrat janë nga Amerika Latine.
Megjithatë, Suarez ka shënuar vetëm pak minuta më pas, duke rikthyer avantazhin për dy herë kampionët e botës. Kur dukej sikur ndeshja do të përfundonte me fitoren e uruguajanëve, Messi ka barazuar rezultatin me penalltinë e saktë.