MENU
klinika

"Gati të hetohem"

Dvorani i përgigjet Metës: Të barabartë para ligjit

15.11.2019 - 17:21

Pasi Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padiste të hënën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka reaguar ky i fundit.

Permes nje qendrimi per mediat ai pohoi me ironi se më në fund Presidenti po e ushtron një të drejtë që Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.
Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”, shprehet Dvorani.