Milan nuk bën dot dy fitore radhazi. Kuqezinjtë duket sikur e kaluan ngërçin pas fitores 1-0 ndaj SPAL-it, por sonte në “San Siro” janë mposhtur 2-1 nga Lazio, që merr vendin e katërt.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të, kur i përhershmi Ciro Immobile kaloi Lazion në avantazh. Është goli i 13-të për këtë sezon në Serie A i Immobiles, i dyti në Europë pas Lewandowskit.
Por pas 3 minutash Milan barazon. Fillimisht u duk sikur shënoi Piatek, por ishte një autogol i Bastos. Pjesa e parë përfundon 1-1. E dyta ishte mjaft e luftuar, por me pak raste konkrete.
Për të ardhur në minutën e 83-të, kur Correa, kur ndëshkon Milan-in dhe i jep fitoren Lazios. Një sukses shumë i vyer për bardhekaltrit, që futen në zonën Champions, ndërsa Milan mbetet në vend të 11-të.