MENU
klinika

Konkursi i rëndësishëm i bukurisë

‘Miss Universe’ me aftësi ndryshe që do të përfaqësojë Shqipërinë

05.11.2019 - 15:08

Maria Taragjini është një vajzë 22-vjeçare, e cila nuk mund të flasë e as të dëgjojë.

Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që të mposhtën frikën e paragjykimit dhe të marrë pjesë në një konkurs bukurie. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe Deaf”, një  konkurs për personat shurdhmemecë.

Ky konkurs do të mbahet në Itali në datën 9 nëntor dhe fituesi do të zgjidhet me anë të votave. Në të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota që kanë aftësi ndryshe.

Maria kur ka qenë vetëm disa muajshe është përplasur nga vëllai i saj me të meta mendore dhe si pasojë dëmtoi veshin.

Më pas ajo kuptoi se nuk mund të dëgjonte, megjithatë fliste disa fjalë, si mami apo babi. Por kur shkoi në kopsht dhe në shkollë, ajo u përplas me një realitet të hidhur dhe paragjykues që e mbylli në vetvete.

Që nga ajo kohë ajo nuk mund të flasë më.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain