MENU
klinika

Videoregjistrim

Inçizim: Kur Hitleri flet për Shqipërinë

02.11.2019 - 07:42

       Debati mbi zërin e Hitlerit çelet sërish nga “The Independent”, që ngacmon kështu një diskutim të hershëm.

Adolf Hitleri njihej për cilësitë e mëdha si orator dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen e turmave. Por fakti që në shumicën e fjalimeve të tij, zëri i liderit nazist ndryshohej, është injoruar nga publiku i gjerë.

Zëri normal i Hitlerit, sipas gazetës britanike online, është pothuajse i panjohur. Ekziston vetëm një regjistrim i zëri të tij të zakonshëm në një bisede jozyrtare, realizuar gjatë vizitës së fshehtë që Fyhreri i bëri në 1942-shin marshallit të Finlandës, Carl Gustaf Emil Mannerheim me rastin e 75 vjetorit të lindjes.

FILE – In this Dec. 5, 2013 file photo Adolf Hitler, leader of the National Socialists, emerges from the party’s Munich headquarters. Historical documents show Adolf Hitler enjoyed special treatment, including plentiful supplies of beer, during his time in Landsberg prison. (AP Photo/file)

Inxhinieri finlandez i transmetimit Thor Damen Covertly kishte për detyrë të regjistronte fjalimet e ditëlindjeve dhe nuk e ndërpreu atë që po bënte edhe kur diskutimi mes udhëheqësit nazist dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura finlandeze kaloi nga zyrtarë në privat.

Hitleri po i shpjegonte Mannerheimit dështimin e operacionit Barbarossa, mposhtjen e italianëve në Afrikën e Veriut, Jugosllavi e Shqipëri dhe armatimet në Bashkimin Sovjetik.

Tekniku kishte arritur të regjistronte 11 minuta kur SS-et e kuptuan se çpo bënte dhe të tërbuar, e urdhëruan të ndalonte menjëherë. Në fund, megjithatë iu lejua ta mbante kasetën me kushtin që ta fshihte diku e të mos e përdorte kurrë.

Aq i ndryshëm është zëri i Hitlerit në një bisedë normale nga ajo çfarë i paraqitej botës në atë kohë sa edhe kur kaseta u bë publike tani vonë, disa mendonin se ishte e rreme pasi njeriu, emri i të cilit sjell konotacionin e të vdekjes dhe të holokaustit, aty tingëllonte tepër i butë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit