08.11.2019 - 15:49
Moderatorja e sportit Elmira Sadrija ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Ajo iu është përgjigjur pyetje të ndryshme, duke zbuluar detaje nga jeta e saj.
Një ndër pyetjet që Bieta i ka drejtuar moderatores është: “Cili është incidenti më i çuditshëm që të ka ndodhur?”. Elmira ka treguar se në emisionin e saj të parë i ka ngatërruar emrin të ftuarit dhe se kjo e ka prekur shumë.
“Ka qenë emisioni i parë me tregu drejtë, prej emocioneve i kam ngatërru emrin mysafirit, edhe jam prekur shumë. Ka qenë Muharrem Sahiti dhe i kam thënë Muharrem Isufi, domethënë ia kam ngatërru me mbiemrin e panelistit tjetër”, ka treguar ajo në studio.