MENU
klinika

Adhurues të muzikës italiane të viteve 60’

Ndërron jetë këngëtari i njohur edhe nga shqiptarët

08.11.2019 - 09:41

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare këngëtari Italian Fred Bongusto, aq i njohur edhe nga shqiptarët, adhurues të muzikës italiane të viteve 60’

Kënga e tij më e njohur ishte ‘Una rotonda sul mare’, (Një rrethrrotullim në det)

Bongusto ishte dhe ende është një nga këngëtarët më të dashur italian. Një nga më “konfidencialët” këngëtarë për italianët dhe shqiptarët e dashuruar me muzikën italiane.

Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me këngën italiane të atyre viteve, me klubet e natës dhe mbi të gjitha, me ‘Una rotonda sul mare’.

Stili ‘Belle Epoque’ i këngëve të tij në ato vite frymëzoi brezin e ri, mijëra çifte ranë në dashuri dhe ende sot ai mbetet emblema e muzikës romantike.

Bongusto, emri i plotë Alfredo Antonio Carlo Buongusto, kishte kohë që luftonte me probleme shëndetësore.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit