Klaudia Pepa prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj si balerinë në Itali.
Balerina e njohur shqiptare ka bërë krenare gjithë publikun me performancat e saj në “Amici” dhe duket se suksesi i saj nuk përfundon me aq.
E angazhuar në projekte të ndryshme ne Itali, Klaudia ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv.
“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Pepa krah fotos ku shfaqet e veshur ne ngjyrë gold pas disa flakëve.
Me siguri balerina shqiptare do të jetë pjesë e një porduksioni italian, emrin e të cilit ka vendosur ta zbulojë më vonë.