Loja e zhvilluar Shqipëri – Francë si e para ndeshje në ‘Air Albania Stadium’ nuk ishte e vetmja veçanti që pamë mbrëmjen e djeshme.
Të gjithë ata që zgjodhën Digitalb si platformën e preferuar për të përjetuar emocionet e lojës, me siguri vëmendjen ua vodhi dhe dikush tjetër.
Prej disa kohësh e kemi mësuar se Vilma Masha është në pritje të ëmbël, madje disa nga mediat aluduan se gazetarja sportive do të shkëputej përkohësisht nga “Gol pas Goli”.
Vilma jo vetëm që nuk u largua nga ekrani, por mbrëmjen e djeshme ishte prezente në fushë për të transmetuar atmosferën e ndeshjes nga afër për të gjithë teleshikuesit që e ndoqën nga shtëpia. Me barkun e rrumbullakosur, pas tetë muajsh e gjysmë shtatzënie, Masha dukej më në formë se kurrë.
E para gazetare shqiptare që merr përsipër të dalë në stadium thuajse në përfundim të pritjes së ëmbël, duke na dëshmuar edhe më shumë dashurinë për futbollin në veçanti.
Një moment si ky do më mbetet gjatë jo vetëm në kujtesën e Vilmës, por edhe publikut e ndjekësve të ‘Gol pas Goli’.