MENU
klinika

"BE-ja duhet të ketë vend për të gjithë"

Negociatat/ Ruçi: Me Ballkanin jashtë, Europa e pasigurt

05.11.2019 - 10:10

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi sot në aktivitetin ‘Takimi Vjetor për Sigurinë’ se Bashkimi Europian nuk është i sigurt me Ballkanin Perëndimor jashtë.

Ai tha se BE-ja duhet të ketë vend për të gjithë europianët.

“Kërcënimet, terrorizimi, armët e shkatërrimit në masë, trafikimi dhe krimi i organizuar bashkëjetojnë në rajonin tonë. Për arsye që i dinë të gjithë, rajoni jonë duke qenë njëlloj i rrezikuar ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik.

Kapacitetet e kufizuara kufizohen nga standardet e vendit tonë. Por aftësitë tonë ndaj rreziqeve të lidheshin vetëm me teknologjinë. Po konstatoj që Perëndimi po ushqen disa steriotipe të rrezikshme për Ballkanin, kjo është një sfidë më vete për sigurinë.

Perceptimi po merr një tingëllim negativ, që tenton të shndërrohet në qëndrimi diskrimunuese. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Europës. Vendi i Ballkanit Perëndimor është vetëm BE-ja, pasi në BE duhet të ketë vend për të gjithë europianët. Me Ballkanin jashtë, Europa është më e pasigurt. Nuk duhet të kemi dy standarde për sigurinë” tha Ruçi.

Në samitin e 18 Tetorit liderët e BE nuk arritën të ishin në unison për hapjen e negociatave pas vetos së Fracës.