08.11.2019 - 15:43
Këngëtari dhe kompozitori italian Fred Bongusto ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare.
Këngëtari njihej më së shumti me pseudonimin e tij të artit Alfredo Antonio Carlo Buongusto.
Siç shkruajnë mediat italiane ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë. Funerali i tij do të mbahet me datën 11 nentor në Bazilikën Santa Maria në Montesanto.
Fres Bongusto u bë shumë popullor në vitet ’60 dhe ’70. Kënga që e bëri të njohur dhe jashtë kufijve të Italisë ishte ‘Una rotonda sul mare’.
Ndër këngët e tjera të tij më të njohura janë “Malaga”, “Spaghetti a Detroit” dhe “Prima c’eri tu”.