MENU
klinika

Historia e Brunës

Pa vajzën time 2-vjeçare, mund të kisha vdekur

24.11.2019 - 10:53

Natën kur bëri 37 vjeç, Bruna vuri në shtrat vajzën e saj 2-vjeçare Olivia dhe shkoi në kuzhinë. Ajo u ndje pak e çuditshme, por nuk mendoi shumë për të.

Gjëja tjetër që kujton Bruna, ishte që u zgjua në spital. Mjekët po i thoshin se ishte një e mbijetuar e rrallë e arrestit kardiak. Ata thanë që nuk e dinin pse ndodhi, duke e lënë Brunën të shqetësuar se do të ndodhte përsëri.

Ndërsa përpiqej t’i kuptonte të gjitha, burri i saj filloj ti tregonte çfarë kishte ndodhur: Ai kishte thirrur ambulancën dhe ndërkohe po mundohej ti jeptë ndihmën e shpejtë për 12 minuta, derisa mbërritën mjekët.

Fytyra e saj ishte kthyer në blu. Ata e konsideruan të vdekur, por vendosën të vazhdonin të provonin për shkak të Olivias; ajo ishte ngritur nga shtrati dhe po shikonte.

Gjatë tre javëve në spital, Bruna ishte në gjendje kome. Ajo kishte nevojë për terapi për të rifilluar praktikën sesi të përdorësh një thikë dhe pirun. Mjekët implantuan gjithashtu një defibrilator për të rregulluar rrahjet e zemrës.

Sot, vetëm rreth 1 në 10 persona që vuajnë një arrest kardiak jashtë spitalit mbijetojnë. Kur zemra e Brunës u ndal, shkalla e mbijetesës ishte afër 5%.

Barbara jetoi, por foli dhe me një specialist kur vizitoi nënën e saj gjashtë muaj më vonë. Ai e diagnostikoi atë me sindromën e gjatë LQTS, një çrregullim i aktivitetit elektrik të zemrës. LQTS mund të shkaktojë ritme të parregullta dhe të rrezikshme të zemrës, të njohura si aritmitë. Këto aritmi mund të jenë fatale nëse nuk trajtohen.

Disa njerëz marrin LQTS nga kushtet mjekësore ose medikamentet. Sidoqoftë, shpesh është e trashëguar, që do të thoshte se Olivia mund të jetë në rrezik. Kjo pasiguri – dhe mungesa e informacionit në lidhje me LQTS tek fëmijët – ishte mjaft stresuese.

“Diagnostifikimi është i rëndësishëm sepse me këtë lloj LQTS (tip 3), njerëzit kanë tendencë të vdesin në gjumë”, tha Bruna. Ajo shqetësohej për këtë çdo natë kur vinte Olivian në shtrat.

Në kohën kur Olivia ishte 11 vjeç, testimi gjenetik ishte mjaft i avancuar për të konfirmuar që ajo me të vërtetë kishte LQTS. Ndërsa dikush me LQTS mund të mos ketë kurrë një episod aritmie, Bruna nuk dëshironte të linte asnjë shans që kjo të ndodhte. Ajo vendosi që Olivia të operohej për të implantuar një defibrilator.

Olivia kujton që operacioni ishte i frikshëm.

“Ishte një kohë shumë e vështirë për ne”, tha Bruna.

Olivia, tani është shumë mirë përvec disa gjërave që për të janë të ndaluara. Ajo nuk mund të zhytet për shkak të defibrilatorit – “Unë nuk do ta bëja, sidoqoftë”, tha ajo. Por mund të vrapojë dhe të luajë sit ë gjithë moshatarët e saj.

Ajo u thotë njerëzve t’u kushtojnë vëmendje çdo shenje të çështjeve të zemrës, të tilla si dhimbja në gjoks, ligështimi pa arsye ose ritmi jonormal.

Përveçse u thotë të tjerëve që të kërkojnë mbështetje nëse diagnostikohen me një çështje zemre, Bruna inkurajon njerëzit që të mbrojnë shëndetin e zemrës, të njohin dhe të japin ndihmën e shpejtë.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë