Braziliani Neymar është rikthyer në fushë si titullar i PSG 1 muaj e gjysmë nga dëmtimi i fundit dhe kampionët francezë kanë regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1, 2-0 ndaj Lille.
Ylli Brazilian ka dhuruar spektakël me veprimet e tija, por golat i shënuan lojtarët e tjerë. Mauro Icardi ishte protagonisti kryesor për kryeqytetasit, me argjentinasin që shënoi golin e avantazhit në minutën e 17- të pas një pasimi të Gueye.
Në minutën e 31-të ishte një tjetër argjentinas që shënoi golin e dytë. Angel Di Maria mposhti porterin mik pas një kundërsulmi të PSG, duke dyshuar shifrat.
Pavarësisht lojës së mirë të Lille dhe përpjekjeve të tyre, parizienët arritën të administronin mjaft mirë deri në fund duke iu gëzuar tri pikëve./Konica.al