Një ndeshje dramatike ajo mes Dortmund dhe Paderborn, e përfunduar në barazim 3-3. Miqtë udhëhiqnin 0-3, por në fund verdhezinjtë shmangën humbjen dhe barazuan.
Djemtë e Favre falin 45 minutat e para dhe kthejnë gjithçka në 45 minutat e dyta. Vendasit bënë një tjetër hap falas në shtëpi kundër Paderbornit të kapitenit Klaus Gjasula.
Miqtë dominuan në pjesën e pare, duke shënuar plot 3 herë në portën e Dortmundit. Golat ishin thuajse të njëjtë, pasi dy herë Mamba ndëshkoi me kundërsulme dhe një vendosje të gabuar të mbrojtjes, po ashtu dhe goli i tretë i shënuar nga Holtman shkoi në rrjetë për fajin e lojtarëve vendas.
Dortmund u fut me dëshirë tjetër në pjesën e dytë. Sancho dha menjëherë sinjale se 45 minutat e dyta do të ishin për kthesën e madhe, duke shënuar në minutën e 47′.
Vendasit rritën presionin dhe arritën të ngushtonin sërish me anë të Witsel në minutën e 84′, goli i barazimit erdhi nga Reus në minutën e fundit shtesë.