Këto ditë kanë qenë të mallkuara për kuqezinjtë tanë të të gjitha moshave. Sikur mos mjaftonte barazimi dramatik 2-2 me Andorrën, edhe grupmoshat po pësojnë disfata.
Ekipi kombëtar U-21 humbi 0-3 ndaj Anglisë, ai U-20 humbi 0-1 testin miqësor sot ndaj Kroacisë, U-17 dy humbje radhazi (me Portugalinë 4-0 dhe Ukrainën 2-0) dhe sapo ka mbyllur disfatën e humbjeve U-19, që humb 2-1 në Belgjikë, kur 3 ditë më parë u mposht 5-1 nga Greqia.
Kuqezinjtë 19-vjeçarë i pësuan dy golat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u munduan të hyjnë në lojë me një gol dhe ia arritën në minutën e 77, kur talenti Broja shënoi. Një humbje që i mban kuqezinjtë në vendin e fundit të renditjes.
Të besuarit e Nevil Dedes do të luajnë më 19 nëntor ndeshjen e tretë, kësaj here në shtëpi ndaj Islandës, që surprizoi 5-2 Greqinë në transfertë.
Belgjika U19 – Shqipëri U19 2-1
10′ Van Der Brempt, 45’+1′ De Katelere / 77′ Broja
Belgjika U19: Vandervordt, Kana, Lisens, Van Der Brempt, Raskin, Onana, Mbajo, Vandermeulen, Kyjpers, De Katelere, Kolasin.
Shqipëria U19: Malaj, Shiba, Mero, Pici, Shima, Morina, Rrapaj, Cuni (76′ Bullari), Dobra, Bozhanaj (71′ Beqja), Broja.