MENU
klinika

A do ta mbështesin më republikanët?

Nga ky hetim varet fati i presidentit amerikan!

14.11.2019 - 11:11

Deklaratat e reja dramatike në ditën e parë të seancave dëgjimore lidhur me hetimin e Trump, pikturuan një pamje inkriminuese të tij si president, i gatshëm instinktivisht të sakrifikojë interesat e Amerikës për të tijat.

Në fazën më kritike të deritanishme në hetimin mbi skemën e pretenduar të Trump për të detyruar Ukrainën ta ndihmojë për fushatën e tij për rizgjedhje, demokratët shtruan një pyetje për çdo qytetar amerikan në thelb të këtij kapitulli të errët kombëtar.

Adam Schiff, kryetari i komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sjelljen e presidentit në aferën e Ukrainës, tha. “Nëse kjo sjellje nuk e justifikon largimin nga posti, atëherë çfarë lloj sjelljeje tjetër do ta bënte këtë?”.

Diplomati kryesor amerikan në Ukrainë William Taylor ishte i pari që çeli serinë e dëshmive publike për procesin e shkarkimit që po zhvillohet ndaj presidentit Donalad Trump. Taylor, një diplomat karriere dhe ish-oficer i ushtrisë, ka shërbyer si ambasador në Kiev dhe tani mban postin e të ngarkuarit me punë.

Në dëshminë e tij para Kongresit, diplomati William Taylor, pohoi se në dijeninë e tij, ndihma ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të zhbllokohej derisa presidenti Volodymir Zelenskiy të zotohen për të hetuar firmën energjetike Burisma, në bordin e së cilës ishte edhe Hunter Binden, i biri i rivalit kryesor të Trumpit në grarën presidenciale të vitit 2020, Joe Biden.

Në fillim të seancave, ende nuk ka asnjë shenjë të ndonjë kolapsi në mbështetjen e republikanëve për Trump.

Më 15 nëntor, është planifikuar të dëshmojë, Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë. Para se ajo të tërhiqej papritur në Uashington në muajin prill, Yovanovitch u tha hetuesve se ajo ishte paralajmëruar të “ruante vetën” pasi Giuliani dhe Trump e minuan aktivitetin e saj.

Nga ky hetim i Kongresit pritet të përcaktohet edhe fati i presidenti Trump. Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë dëgjuar me dyer të mbyllura dëshmitë e tre diplomatëve, e që të tre janë shprehur të alarmuar në lidhje me veprimet e presidentit me Ukrainën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”