05.11.2019 - 20:57
Slavia Prague ka marrë një rezultat historik në “Camp Nou”, duke barazuar 0-0 ndaj Barcelonës, ku në fushë ishte edhe Messi me shokë.
Më shumë sesa për kualifikim, çekët gëzojnë për këtë arritje historike. Katalanasit kanë krijuar me dhjetëra raste në të dyja pjesët, por topi nuk ishte e thënë të hynte në rrjetë.
Edhe kampionët çekë kanë pasur rastet e tyre dhe mund të kishin marrë maksimumin. Olaynka, që dikur luante për Skënderbeun, ishte sërish në fushë për Slavia Prague, por sonte ishte i pafat.
Në ndeshjen tjetër të Champions League të orës 18:55, Leipzig ka mposhtur rusët e Zenit, me nga një gol për secilën pjesë dhe duke marrë kreun e grupit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ndeshjet e katërta në grupe