MENU
klinika

Atleti sfidoi Hitlerin

Nis nga 1.6 mln stërlina, në ankand medalja e famshme

30.11.2019 - 19:35

Në vitin 2013, një nga medaljet e arta të fituara nga sprinteri amerikan Jesse Owens në Olimpiadën “Berlin 1936” u shit për vlerën e 1.1 milionë stërlinave.

Ndërsa javën tjetër do të dalë në ankand medalja e dytë e Oëens (ia pat dhuruar John Terpak), që ka si vlerë fillestare shumën 1.6 milionë stërlina.

Katër medaljet e arta të fituara nga Owens janë padyshim medaljet më të famshme në historinë e sportit. Ato janë medalje të fituara nga një atlet me ngjyrë në një Olimpiadë naziste, një event organizuar nga vetë Hitleri.

Ky i fundit shpresonte të festonte një Olimpiadë ariane, por në fund triumfoi Owens. Atleti amerikan rrëmbeu 4 medalje të arta në 100 m, 200 m, stafetën 4×100 m dhe kërcim së gjati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojërat Olimpike 1936 në Berlin

Bota me fat, Olimpiada do bëhej vetëm në Gjermani