MENU
klinika

Grupit i bashkohet prurja e re

Nis stërvitja e kuqezinjve, dy lojtarë me probleme

11.11.2019 - 16:16

Ka nisur në orën 15:00 të së hënës stërvitja e parë e kuqezinjve nën urdhërat e trajnerit Edy Reja për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020, ato ndaj Andorrës më datë 14 nëntor dhe Francës më datë 17 nëntor.

Në këtë seancë të parë stërvitore, grupit i është bashkuar edhe risia në këtë grumbullim, Florian Kamberi. Sulmuesi ka takuar shokët e Kombëtares, dhe pritet të debutojë në njërën prej këtyre dy ndeshjeve.

kombetarja ne moldavi
kombetarja ne moldavi

Sakaq, pjesë e stërvitjes kanë qenë edhe dy futbollistët e U-21, mbrojtësi Serxho Kalaj dhe portieri Andrea Hoxha. Kjo për arsye se lojtarët duhet të jenë të pranishëm për ndeshjen brenda grupit, për shkak se Berat Gjimshiti ende nuk i ishte bashkuar grupit.

Ndërsa portieri Thomas Strakosha, për shkak të një problemi në bërryl, nuk ka marrë pjesë në këtë stërvitje. Probleme ka pasur edhe për sulmuesin Bekim Balaj.

bekim balaj ndaj izraelit
bekim balaj ndaj izraelit

Shkodrani ka ndjerë shqetësim në kofshën e djathtë, pas ndeshjes së para dy ditëve me Sturm Graz. 28-vjeçari ka kryer edhe një rezonancë gjatë paradites.

Ndërkaq, humori ka qenë i pranishëm në Kombëtare. Teksa pas vonesës në mbërritje të Manajt dhe Memollës, tekniku Reja është shprehur se do t’i gjobisë futbollistët. E gjitha në formën e shakasë, fjalë që shërbyen për të mbajtur lart entuziazmin e grupit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN