MENU
klinika

Duka viziton ambientet

Një tjetër stadium shqiptar drejt rikonstruksionit

10.11.2019 - 17:33

Një tjetër stadium pritet të rikonstrukturohet në vendin tonë. Ekipi i Besës së Kavajës do të ketë stadiumin e ri. Këtë e ka premtuar kryebashkiaku Redi Krajli, i cili ka pasur për një vizitë edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Bashkë edhe me stafin e vet, Krajli, apo dhe me disa personazhe të futbollit kavajas, kanë vëzhguar nga afër gjendjen aktuale të stadiumit “Besa”. Nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë një ndërhyrje rrënjësore në impiantin që duket i amortizuar, jo vetëm në fushë, por edhe në ambientet e brendshme.

Kështu që ndërhyrja në çdo cep të tij është mëse e nevojshme dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Krajli. Me shumë gjasa vetëm në sezonin e ardhshëm, nëse nisin punimet brenda këtij viti, Besa do të ketë gati stadiumin e vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin