MENU
klinika

Nga miss në deputete...

E dashura e diktatorit që u bë pjesë e parlamentit

22.11.2019 - 16:34

Maria Vasileviç është vetëm 22 vjeçe, e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, dhe tashmë i ka hyrë politikës.

Vasileviç është parë disa herë në publik me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018.

Presidenti i Bjellorusisë, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

kolana e librave

Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parlament.

Megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga zonjusha Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane. Pavarëisht 43 viteve diferencë moshe, kohët e fundit ata janë parë bashkë në shumë evenimente publike.