MENU
klinika

Ëndrra presidenciale

Nuk është çudi të shohim Kanye West në vend të Trump!

08.11.2019 - 19:32

Kanye West nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi reperi i njohur ka folur për planet e tij dhe ka treguar se në vitin 2024 do të hedhë kandidaturë për president.

Por para se të zhvendoset për në Shtëpinë e Bardhë ai ka në plan që si fillim të ndryshojë emrin dhe ta bëjë Christian Genius Billionaire Kanye West.

Kanye ka treguar se si president ambicioz dëshiron të shtojë vendet e punës në Amerikë.

Dëshirën për këtë kandidaturë Kanye West e ka shprehur që në vitin 2015 dhe nuk do të jetë çudi nëse do e shohim në vendin e Trump.