MENU
klinika

Pas shtyrjes së FSHF-së

Nuk ka kapërcim të raundit, ja kur rinis gara

27.11.2019 - 17:46

Federata Shqiptare e Futbollit shtyu në një afat të pacaktuar të gjitha aktivitetet e saj, përfshi edhe Kupën Pavarësia që zhvillohet çdo 28 nëntor, në ditën e flamurit, për shkak të situatës së rëndë që po kalon vendin ynë nga tërmeti i fortë i së martës.

Java e 14 e Superligës, por edhe Kategoria e Parë, e Dytë dhe kampionatet e moshave do të luhen në një datë tjetër, që ende nuk është caktuar nga Federata.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Federata e futbollit e ka të pamundur për momentin të vendosë një datë fikse, pasi nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë emergjente.

Burime brenda institucionit të Federatës, bënë me dije për “Konica.al” se paraprakisht është menduar mesjava e ardhshme, gjithnjë nëse nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

Kujtojmë që Policia, Zjarrfikëset, Ambulancat, madje edhe gjyqtarë të futbollit janë të angazhuara në zonat më të prekura nga tërmeti, pa harruar që disa nga stadiumet janë kthyer në kampe për të strehuar njerëzit që u janë dëmtuar shtëpitë.

Një gjë është e sigurtë, që gara, kurdo që të nisë, do të luhet sipas kalendarit dhe nuk do të ketë kapërcim. Pra, Superliga do të luajë javën e 14-të që ishte parashikuar këtë fundjavë.

Derbi tirana partizani
Derbi tirana partizani

Dhe nëse raundi i 14-të luhet mesjavën e ardhshme, atëherë me siguri derbi Partizani-Tirana do të luhet të hënën e 9 dhjetorit, pasi e diela përkon me 8 dhjetor dhe policia është e angazhuar në veprimtaritë e Ditës së Rinisë.

Gjithsesi, këto mbeten parashikime, pasi po nuk u hoq gjendja emergjente, nuk mund të flitet për aktivitetete sportive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN