MENU
klinika

Patetizëm serb

Nuk ulemi në dy karrige, por në fronin e madh sllav

08.11.2019 - 07:33

Serbia dhe Rusia nuk ulen në dy karrige, siç thonë disa, por bashkërisht do të ulen në fronin e madh të kulturës sllave, citohet të ketë thënë ministri serb i Kulturës Vladan Vukosavleviç gjatë ceremonisë së zbulimit të ansamblit ushtarak rus ‘Aleksandrov’ në Beograd.

Sipas ministrit serb, Serbia do të vazhdojë të kryejë detyrimin e saj historik, meqë, sipas tij, “serbët dhe rusët janë vëllezër, jo vetëm deklarativisht, por si edhe me ndjenjë të njëjtë të vetëdijës, mirëkuptim historik dhe moral e virtyte të njëjta”, përcjell Konica.al.

“Kultura ruse dhe serbe, si dhe njerëzit, kanë lidhje të forta. Rusët dhe serbët përgjatë tërë historisë janë djegur në zjarre të njëjta”, ka thënë ai.

Ndërkohë në ceremoninë e përurimit, përpos ministrit serb të Kulturës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Beogradit Andreja Mlladenoviç, ambasadori rus në Serbi Aleksandër Çepurin.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit