MENU
klinika

Aktori befason me pamjen e re

‘Omer’ u thotë lamtumirë flokëve të gjatë

14.11.2019 - 11:38

Aktorët e njohur turq Engin Akyurek dhe Neslihan Atagul së fundmi janë duke punuar për një film të ri dhe ndryshimi që kanë bërë në pamje n aka habitur të gjithëve.

Më tepër ndryshim i është dashur të bëjë Enginit, i cili tani nuk ka më kaçurrelat e tij të famshme.

Aktori është detyruar që ti presë pasi regjisorët i kanë kërkuar që për rolin e ri ai të bëjë një ndryshim drastik në pamje.

Neslihan dhe Engin do të jenë personazhet kryesorë të filmit dhe historia e tyre do të trajtohet që nga fëmijëria.

Prandaj, ‘Omer’ është pa mjekër, me disa kile më pak dhe me flokë të shkurtër.

Filmi i tyre mban titullin “Vajza e Sefitir” dhe data e publikimit nuk është bërë ende publike.